Kontrata:
Me vërtetimin e rezervimit me shkrim, me telefon ose personal nënkupton se në mes klientit dhe Pollog Turist Behadini është lidhur kontratë. Në këtë kontratë zbatohen këto terme dhe kushte të përgjithshme. Më vonë me pagesën e llogarisë klienti i pranon pranimin dhe përmbajtjen e këtyre termeve dhe kushteve të përgjithshme. Gjatë aranzhimeve të udhëtimeve dhe shërbime të organizatorëve tjerë ne hyjmë si ndërmjetësues me dispozitat kontraktuese të organizatorit. Kjo vlen gjithashtu edhe për rezervimin e shërbimeve të veçanta si për shembull fluturimet. Kushtet e pagesës:
Gjatë rezervimit të fluturimit ONLINE vlera e llogarisë duhet paguar brenda 24 orësh.
Për ndryshime rezervimi respektivisht anulim taksa jonë është në vlerë prej 50 CHF për person.
Udhëtime paushall:
Depozitë gjatë pranimit të llogarisë (vërtetim rezervimi përmes e-mail) sipas të dhënave në vërtetim/ llogari (fletëpagesa e parë). Pagesa resto, në rast se nuk është shënuar ndryshe në llogari/ vërtetim, më së voni 40 ditë para udhëtimit (fletëpagesa e dytë). Për të garantuar çmimin e biletës, iu sugjerojmë pagesë të përnjëhershme pas rezervimit. Kjo na mundëson lëshimin e parakohshëm të biletës dhe shmang rritje të mëvonshme të çmimit (p.sh. shpenzimet e karburantit).
Ndryshimi i çmimeve:
Në rastet në vijim e mbajmë të drejtën e rritjes së çmimeve:
*ndryshime tarife të kompanive të transportit (p.sh. harxhime karburanti)
*të dhëna ose taksa të reja ose të rritura shtetërore.
(p.sh. TVSH, taksa aeroporti, taksa sigurie e tjera)
*ndryshime të kursit të këmbimit.
Vlefshmëria: biletat e fluturimit në përgjithësi janë të vlefshme vetëm për transport me kompanitë ajrore të përcaktuara. Ndryshim i rezervimit për me kompani tjera si dhe ndryshime të destinacionit ose qëndrime në vende tjera plotësuese gjatë rrugës janë të mundshme. Afati i vlefshmërisë: Vlefshmëria e biletave të linjave të rregullta fillon sipas rregullit nga dita e parë e fluturimit. Nëse bisedohet për një biletë të hapur (pa rezervim individual), kohëzgjatja e vlefshmërisë fillon prej ditës së lëshimit të biletës (data në vulë lartë djathtas). Kohëzgjatja e saktë e vlefshmërisë është shënuar në llogari/ vërtetim.
Data të hapura ose fikse të fluturimit: fluturimet e rregullta janë që nga fillimi ose të hapura për mundësi ndryshimi prenotimi, me mundësi ndryshimi prenotimi me taksë ose fikse (pa mundësi ndryshimi). Varianti i vlefshëm i rezervimit është theksuar në vërtetim/ llogari. Fluturimet çarter në esencë kanë rezervime fikse për fluturim (pa mundësi ndryshimi). Vërtetim për fluturimin kthyes: Te të shumtat kompani fluturuese nuk është paraparë patjetër vërtetim i fluturimit kthyes. Megjithatë iu rekomandojmë, çdo rezervim në lëvizje të vërtetoni më së voni 72 orë para fluturimit kthyes ose fluturimit vazhdues te kompania e fluturimit.
Kështu mund të kontrollohet koha e biletës së dhënë për fluturim, dhe eventualisht të lihet një adresë për kontakt. Të vërtetuarit revers mund të sjellin deri në humbjen e të drejtës së transportit, harxhimet eventuale shtesë shkojnë në ngarkesë të klientit.
Taksa e shërbimit dhe tarifa rezervimit: Si pjesëmarrje në kosto në fushën e garancisë së sigurimit të hollave / garanci udhëtimi, përgjegjësi, dokumente / materiali i informimit/ tarifat CRS do të paguhet taksë shërbimi prej 40.- Franga për person për fluturime, udhëtime individuale dhe paketa turistike. Te Last Minute (zbritjet) do të llogaritet taksë prej 50,- Franga për person (maksimalisht 100 Franga për dosje). Taksat në vijim për rezervim vlejnë për rezervime pa fluturim ose rezervime të fluturimit përmes internetit: gjatë rezervimit të hotelit, të Rent a Car, mikrobus kamp, bileta autobusësh ose trenash, shkollash për gjuhë, bileta për tragete, koncerte, teatër ose sport për çdo rezervim 80,- Franga.
Ndryshmet para nisjes: për ndryshime të datave para lëshimit të dokumenteve të udhëtimit varësisht prej kompanisë ajrore dhe të organizatorit taksa për ndryshime është në lartësi prej 60,- Franga për shërbim edhe atë përmes llogarisë. Pas lëshimit të dokumenteve të udhëtimit ndryshimet para nisjes llogariten si anulim, për shkak se në këtë rast dokumentet duhet të lëshohen nga e para. Në këto raste dalin te vërtetimi/ llogaria harxhimet e bëra efektive të anulimit. Fluturimet çarter nuk mund të ndryshohen ose mund të ndryshohen por me harxhime shumë të mëdha. Ndryshimet pas fillimit të udhëtimit:
Harxhimet eventuale të ndryshimit të rezervimit të kompanive ajrore dhe organizatorëve do të shkruhen në llogari/ vërtetim.
Nëse ndryshimi i rezervimit pas nisjes bëhet përmes nesh, kështu dalin harxhime shtesë. Dispozitat e anulimit: për anulime para nisjes rezultojnë për ne harxhime; por gjithashtu prej kompanive ajrore, ndërmarrjeve të transportit dhe organizatorëve tjerë do të deklarohen harxhime anulimi. Në këto raste harxhimet dhe taksat e dala do ti llogariten klientit ose neve direkt. Harxhimet tona të anulimit 50,- Franga për person. Harxhimet e anulimit për një rezervim të caktuar do të theksohen në llogari/ vërtetim. Për mosparaqitje në aeroport dalin harxhime të anulimit deri 100%. Taksa e shërbimit (nga 40 Franga për person) nuk do të kthehet gjatë anulimit. Fluturimet çarter: harxhimet e anulimit lëvizin sipas shërbimit të rezervuar dhe varësisht prej organizatorit. Harxhimet e anulimit janë të theksuara te vërtetimit/ llogaria për rezervimin përkatës.
Udhëzim:
Deri 61 ditë para fluturimit 200.- Franga; 60-31 ditë para fluturimit 15% të tarifës së fluturimit plus taksa e përpunimit; 30-16 ditë para fluturimit 40% të tarifës së fluturimit plus harxhimet e përpunimit;15-0 Ditë para fluturimit 100% të tarifës së fluturimit plus taksa e përpunimit.
Te zbritjet e posaçme (Last Minute) përqindjet e harxhimeve të anulimit mund të jenë më të larta.
Lëshimi i dokumenteve të udhëtimit: bileta e fluturimit dhe dokumente tjera eventuale të udhëtimit do tiu lëshohen pasagjerëve më së voni një javë para fluturimit dhe pas pranimit të pagesë përmes postës ose e-mailit.
Refundim i biletës së fluturimit: për pjesë të pashfrytëzuara të udhëtimit në princip është e mundur refundimi i pagesës. Për bilete tërësisht të papërdorura, që do të parashtrohen në suaza të kohëzgjatjes së vlefshme për refundim, është i mundur refundimi; për mund të jetë shumë i gjatë dhe të zgjas ca muaj. Harxhimet për refundim në të tilla raste mund të jenë shumë të larta prej kompanive ajrore dhe organizatorëve të udhëtimeve: iu rekomandojmë klientëve, që numrat e buletave si dhe kopje të dokumenteve të udhëtimit ti ruajnë veças.
Në rast të humbjes së dokumenteve të udhëtimit ne nuk mbajmë përgjegjësi. Sigurimet: iu lutemi klientëve të kontrollojnë në rast se disponon me sigurime të mjaftueshme për anulim, për rrugën kthyese, në rast sëmundje, në rast aksidenti dhe sigurime tjera. Iu lutemi klientëve që menjëherë të bëjnë sigurim për harxhime gjatë anulimit dhe për SOS- sigurim për rrugën kthyese. Aty iu ndihmojmë me kënaqësi. Pasaportë, viza, vaksina: klienti është vetë përgjegjës për tu njohur me dispozitat ligjore në lidhje me pasaportën individuale, vizën, devizat dhe vaksinat si dhe mbi sigurimin e dokumenteve të nevojshme.
Garancia:
Ne bazohemi në përshkrimin objektiv të shërbimeve dhe i kontrollojmë partnerët tonë. Në rast se klienti ka arsye për ankesë, për arsye se shërbimi nuk ka qenë sipas vërtetimit/ llogarisë ose është me mungesa të dukshme, atëherë duhet vepruar si në vijim: klienti e informon menjëherë shërbyesin (p.sh. hotelin) si dhe përfaqësinë e organizatorit në atë vend dhe/ose neve dhe kërkon ndihmë të menjëhershme. Në rast se kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të kërkoj një vërtetim me shkrim.
E drejta aplikative dhe gjykata kompetente: në përmbajtjen kontraktuese në mes të klientit dhe Pollog Turist Behadini është e aplikueshme ekskluzivisht e drejta zvicerane. Ankesat kundër Pollog Turist mund t’i drejtoni në selinë e firmës në Wil (St. Gallen).